BE thirrje vendeve anëtare: Masat e emergjencës ndaj koronavirusit mos kufizojnë demokracinë

von der leyen 1100x620

Një paralajmërim ka ardhur së fundmi nga Brukseli drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian që masat shtrënguese të vendosura nga shumë prej tyre për të luftuar pandeminë e koronavirusit, të mos kufizojnë demokracinë.

“Është shumë e rëndësishme që masat e emergjencës të mos dëmtojnë parimet dhe vlerat tona kryesore”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lirë dhe të pavarur”, shtoi ajo.

Presidentja e KE u shpreh se masat e emergjencës duhet të jenë të limituara dhe propocionale dhe ato nuk duhet të zgjasin pafundësisht.

Disa media e konsiderojnë këtë paralajmërim të presidentes Leyen si një kritikë për masat shtrënguese që janë ndërmarrë nga qeveria hungareze.