Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi prek edhe shefin e laboratorit të mikrobiologjisë, në A2 deklaronte se nuk e kishte kryer testin

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 11:05 | Aktualitet
Koronavirusi prek edhe shefin e laboratorit të mikrobiologjisë,

Tashmë ka shkuar në 3 numri i personave pjesë e task-forcës së ngritur kundër koronavirusit, që preket prej tij. Andi Koraqi, shefi i laboratorit i mikrobiologjisë në QSUT, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Për momentin ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur ndërlikime.

Në një intervistë me Skype për A2 në datën 24 mars, Koraqi deklaronte se pavarësisht kontakteve me Skënder Bratajn, i cili rezultoi i prekur nga koronavirusi, nuk shihte të nevojshme kryerjen e testit. “Që nga 10 marsi ka kaluar shumë kohë”, deklaronte ai. “Kanë kaluar 14 ditë dhe supozojmë që shenjat klinike do të ishin shfaqur. Megjithatë, po të respektosh rregullat, nuk ka problem. Por në këtë moment që jemi në kohë epidemie, burimi nuk është vetëm zoti Brataj, mund të jetë kushdo”.

Përveç tij, të prekur nga koronavirusi janë edhe Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare, dhe Mirela Cami, drejtoresha e operatorit të shëndetësisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu