Kosova regjistron 5 persona të shëruar dhe 4 të infektuar nga koronavirusi

kosova virusi 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bënë me dije se 5 persona janë shëruar në Klinikën Infektive si pasojë e koronavirusit. Pas realizimit të testimit të dytë këta persona rezultuan negativ ndaj virusit të ri.

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe katër raste të reja me koronavirus duke e çuar në 110 numrin total të të prekurve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, raporton Instituti i Shëndetit Publik.