Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

NASA, gati helikopteri që do të fluturojë në Mars

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 16:24 | Teknologji

Në një kohë kur aktivitetet sociale dhe ekonomike janë pezulluar nga frika e pandemisë, shkenca nuk ndalet, madje mund të shënojë një nga hapat e saj më të rëndësishme.

Në korrik parashikohet nisja e sondës Perseverance në Mars, me objektivin që të arrijë në planetin “e kuq” në shkurt të vitit të ardhshëm, duke pasuar të parët e saj, si sondat Spirit, Opportunity dhe Curiosity, kjo  e fundit e vetmja ende funksionale dhe që dërgon pamje.  

Por Perseverance do të ketë një mision madhor. Ajo do të mbajë edhe një helikopter të vogël të komanduar nga NASA, i cili nëse gjerat shkojnë mirë mund të jetë mjeti i parë që fluturon në një planet tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=oOMQOqKRWjU&feature=emb_logo

I ushqyer nga energjia diellore, helikopteri do terri brenda sondës deri kur terreni ku ndodhet Perseverance do të gjykohet si i përshtatshëm nga inxhinierët e NASA.

Helikopteri nuk do të ketë me vete instrumente shkencore dhe nuk do të bëj analiza përtej fotografive, por një sukses edhe i pjesshëm do t’i hapte rrugën gjeneratës së re dhe më të avancuar, që mund t’i hapin vërtetë rrugë kolonizimit të njeriut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë