Ndërron jetë nga koronavirusi një 13-vjeçar pa asnjë sëmundje tjetër në Britani

koronavirusi britani 1100x620

Një 13-vjeçar është viktima më e re nga pandemia e koronavirusit në Britaninë e Madhe që deri tani iu ka marrë jetën mijëra personave.

Ismail Mohamed Abdulwahab nga Brixton ndërroi jetë në spitalin e Londrës “King College” me familjarët që nuk u lejuan ta vizitonin nga frika e infektimit me virusin vdekjeprurës. Sipas të dhënave paraprake i mituri nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër që mund të ketë përkeqësuar shëndetin e tij.

Dita e sotme shënoi një rekord të ri viktimash në Britaninë e Madhe, ku 381 persona të tjerë ndërruan jetën ndërsa 3009 u infektuan nga virusi i ri që po tmerron botën.