Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pamundësia për kurimin e nënës, djali bën apel për ndihmë

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 19:49 | Sociale
Pamundësia për kurimin e nënës, djali bën apel për

Në një situatë kur koronavirusi ka mbyllur qytetarët në shtëpi, ka edhe nga ata familje që izolimi bëhët si pasojë e sëmundjeve.

Taulant Hoxhallari është detyruar të lërë punën në emigrim në Greqi për t’iu gjendur pranë nënës së tij, e cila vuan nga disa sëmundje të rënda. Ilmija nuk mund të lëvizë dhe as të flasë, ndërsa kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që djali i saj të mbarojë dhe paratë borxh që u kishte marrë të afërmve.

Apeli i tij është për kryeministrin Edi Rama: “Deri tani jam 100 milionë borxh, nuk ia dal dot më. Qiranë kam dy muaj pa e paguar. I bëj thirrje kryeministrit që të shikojë hallin që më ka zënë dhe të më japë një ndihmë financiare sepse nuk e përballoj dot më. Nëse e lë vetëm 8 orë dhe të shkoj në punë, nëna ime kur të vij unë nga puna, është e vdekur”.

Taulant Hoxhallari shprehet se ka kërkuar mbështetje, por askush nuk i ka dhënë ndihmë.

Gjatë pandemisë, mjaft qytetarë janë ankuar se nuk po ndihmohen, ndërsa të vetmen zgjidhje e shohin tek strukturat bashkiake dhe qeveritare. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë