Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas dezinfektimit, rihapet tregu i fruta-perimeve në Durrës

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 21:36 | Aktualitet

Bashkia e Durrësit ka vendosur të rikthejë në funksion tregun e frutaperimeve të mbyllur dy ditë më parë. Pavarësisht se u planifikuan tre pika të reja të tregtimit, ka qenë e pamjaftueshme koha në dispozicion për t'i bërë ato funksionale për rreth 300 subjekte të lincensuar për ushtrimin e aktivitetit tregtar.

Burime nga qeverisja lokale bëjnë me dije se pas dezinfektimit të ambienteve të tregut ekzistues, mëngjesin e nesërm ai do të jetë në funksion të tregtarëve dhe qytetarëve durrsakë.

Me një kalendar të planifikuar për të respektuar distancën mes shitësve, por edhe mbikqyrje e policisë bashkiake për ushtrimin e këtij aktiviteti. Ndërkohë, në pamundësi për t’i sistemuar të gjithë tregtarët në këtë hapësirë, parkingu i stadiumit "Niko Dovana" po ashtu mbetet një vend ku do të përshtatet për tregtimin e fruta perimeve.

Përgjatë këtyre dy ditëve ka patur kontestime nga ana e tregtarëve të cilët nuk kanë mundur ta ushtrojnë aktivitetin e tyre.

"Ndërsa tregu agrobujqësor pastrohet e dezinfektohet një tjetër treg po ngrihet pranë stadiumit, për të ofruar shërbim sa më pranë banorëve të qytetit të Durrësit", ka bërë të ditur kreu i komanduar i Bashkisë, Zhulien Varfaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë