Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pensionet në shtëpi, Bashkia dhe Posta sqarojnë procedurën

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 14:50 | Sociale
Pensionet në shtëpi, Bashkia dhe Posta sqarojnë procedurën

Pensionistët janë kategoria që po i vuan më shumë pasojat e koronavirusit. Jo vetëm se janë kontingjenti më i prekur, por dhe se janë të detyruar ligjërisht të mos dalin nga shtëpitë në këto ditë izolimi.

Përveç pensioneve nëpër shtëpi, posta shqiptare që nga muaji prill do t’u ofrojë 609 mijë pensionistëve në Republikën e Shqipërisë një mundësi të re për të paguar faturat mujore të energjisë e ujit, pa qenë të detyruar të dalin nga banesa.

“Nëse ata shprehin vullnetin, do t’u mbahet nga pensioni detyrimi i shtetit”, tha në A2 Laert Duraj, drejtori i Postës Shqiptare.

Edhe para pandemisë 170 mijë pensionistë e merrnin pensionin në shtëpi, shërbim që po u ofrohet të gjithëve. Por edhe pse në numër të vogël, adresat jo të sakta, janë kthyer një problem për punonjësit e postës ne dorëzimin e parave.

Ndërkohë, vetëm në Tiranë janë rreth 35 mijë pensionistët që në trungun familjar figurojnë të shkëputur nga fëmijët. Rreth 5000 mijë prej tyre janë evidentuar nga bashkia si kontingjent më në nevojë, pasi janë totalisht të vetmuar dhe me probleme të tjera sociale e shëndetësore.

150 persona u janë vënë në dispozicion për t’u bërë shpenzimet javore, por dhe shpërndarë pakot e ndihmës ushqimore për ata në nevojë. “Një herë në dhjetë ditë, ose dy javë, dërgohen pako ushqimore dhe sanitare”, thotë Anisa Subashi, nga Bashkia Tiranë. “Mbi 1000 të tjerë kemi ndihmuar persona që kanë të ardhurat dhe ne u kemi shërbyer duke bërë blerjet për ta”.

Bashkia kërkon vullnetarë për t’i ardhur në ndihmë të moshuarve të izoluar, ndërsa këta të fundit nëse nuk janë kontaktuar nga askush mund ta kërkojnë ndihmë në numrin 0800 0888.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli