Policia britanike arrestoi 650 kriminelë në një javë, ishin në shtëpi nga frika e koronavirusit

arrestimet britani koronavirusi 600x338

Policia britanike bën me dije se ka arrestuar më shumë se 650 të dyshuar gjatë një jave, të akuzuar për krime të ndryshme, të cilët ishin të detyruar dhe nga masat e reja të qëndronin në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Oficerët kanë bastisur dhjetëra banesa të shkelësve të ligjit dhe i kanë gjetur të akuzuarit brenda, të cilët nëse nuk do të kishte qenë për pandeminë e koronavirusit, do të ishin në rrugë për të thyer sërish ligjin.

Gjatë operacioneve të policisë janë arrestuar dhe dhjetëra hajdutë, shpërndarës droge si dhe u gjetën mbi 2000 armë të fshehur me detektorë metali në parqe dhe zonat e tjera publike.

Edhe pse policia britanike është prekur ndjeshëm nga numri i oficerëve të infektuar, regjistrohet një ulje drastike e krimeve, përfshirë këtu grabitjet.

Operacioni policor i koduar “Sceptre” zgjati nga data 23 mars deri në 28 dhe sipas komandantit Jane Connors një numër prej 650 të dyshuarish u arrestuan, mes tyre dhe figura të njohura të botës së krimit.