Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reshje të dendura bore përfshijnë verilindjen e vendit

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 21:28 | Aktualitet

Verilindja e vendit është përfshirë në orët e mbrëmjes së të martës nga reshje të dendura dëbore, të shoqëruara me erë të fortë.

Në rrugët e Kukësit shihem vetëm mjetet e Policisë së Shtetit, Policisë Ushtarake dhe asaj bashkiake që monitorojnë situatën në orarin e kufizimit të lëvizjeve.

Nuk raportohet për probleme që vështirësojnë qarkullimin rrugor pasi reshjet e dëborës ende nuk kanë arritur të krijojnë shtresa në rrugë. Gjithsesi mjetet borëpastruese në Rrugën e Kombit kanë nisur lëvizjet për trajtimin me kripë në të gjithë gjatësinë e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit.

Reshjet e dëborës pritet të vijojnë përgjatë gjithë orëve të natës deri në orët e paradites së nesërme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë