Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Situata në rajon, 2 raste të reja në Kosovë, shtohen viktimat në Serbi e Greqi

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 12:48 | Ballkani
Situata në rajon, 2 raste të reja në Kosovë, shtohen

Kosova raportoi 2 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar bilancin total në 108 të infektuar. 34 prej tyre janë shtruar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 6 pacientë janë në terapi intensive.

Instituti kombëtar i Shëndetësisë u bëri sërish thirrje qytetarëve që të respektojnë distancën sociale dhe rregullat e izolimit.

Përkeqësohet gjendja në Serbi, ku bilanci i viktimave ka shkuar në 16. Mbi 780 raste me koronavirus janë konfirmuar në këtë shtet. Bashkimi Evropian i akordoi Serbisë 15 milionë euro ndihmë në përballimin e pandemisë.

Një viktimë dhe 26 raste të reja në 24 orët e fundit u regjistruan dhe në Maqedoninë e Veriut. Bilanci total flet për 285 të infektuar me Covid-19 dhe 7 të vdekur. Shifrat u rritën edhe në Greqi, që raporton në tërësi 46 viktima dhe mbi 1200 të infektuar me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu