Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Spanja, numër rekord viktimash. Shtohen rastet në gjermani, vdes 12-vjeçarja në Belgjikë

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 11:43 | Bota
Spanja, numër rekord viktimash. Shtohen rastet në gjermani, vdes

Situatë dramatike në Spanjë. Në 24 orët e fundit u regjistruan 849 viktima të reja, shifra më e lartë kjo deri më tani, ndërsa totali arrin në 8189 të vdekur. Pas 5 ditësh rënie në numrin e rasteve të reja, të martën u raportua një rritje prej 11%, apo 6461 persona të tjerë të infektuar për një total prej mbi 94000 të prekurish.

418 vdekje të reja u raportuan në Francë, e me 3024 viktima në total, Franca bëhet vendi i katërt në botë për humbje jetësh njerëzore. Rastet e reja janë rritur me 11%, e mbi 5 mijë vetë janë në gjendje kritike për jetën.

Në Gjermani, rastet janë dyfishuar në 7 ditë për një total prej 67 mijë të prekurish. Niveli i ulët i vdekshmërisë në vend ka intriguar ekspertët anekënd botës por viktimat janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, duke arritur në të paktën 652. Aktualisht vdekshmëria është në vlerën e 0,8%, megjithatë autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se do të rritet.

Numri i ulët i viktimave sipas presidentit të institutit gjerman të “Robert Koch”, Lothar Wieler lidhet me faktin se sëmundja është evidentuar që në fazë të hershme në këtë vend, dhe numrin e lartë të testimeve. Rreth 500 mijë teste thuhet se po kryen çdo javë në gjermani. Qyteti me numrin më të lartë të të prekurve është Berlini, i ndjekur nga Mynihu.

Lajm i trishtë vjen nga Belgjika, ku Covid-19 i ka marrë jetën një 12-vjeçareje. Autoritetet e cilësuan këtë si një rast të rrallë por që ka tronditur jo pak opinionin publik. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani