Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sporti me sytë nga vjeshta, për të “çelur” sërish

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 22:41 | Sporte të tjera
Sporti me sytë nga vjeshta, për të “çelur”

Edhe pse disa evenimente sportive po luftojnë me ditët për të ndalur në kohë përhapjen e pandemisë, duket se do të dorëzohen përballë koronavirusit. Turneu tenistik Wimbledon, i programuar më 29 qershor deri më 12 korrik, është aktiviteti i radhës që do të pezullohet.

Në Formula 1, edhe Çmimi i Madh i Britanisë po shkon drejt shtyrjes, cirkuit i cili i takon javës së tretë të muajit korrik. Gara e Kanadasë, Francës dhe Austrisë mbeten ende në program, pa asnjë njoftim për anulim apo shtyrje.

Në dyshim është edhe sfida e shumëpritur e boksit mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev, të cilët do të ngjiten në ring më 20 qershor në “Tottenham Stadium”. Koronavirusi nuk është kërcënimi i vetëm për titullin e peshave të rënda, pasi është klubi i Tottenham që do të duhet të luajë ndeshjet në shtëpi në Premier League, e cila do të rinisë në muajt në vazhdim.

Pjesë e listës së sporteve të anuluara janë edhe Botërori i Atletikës në Kinë, ndërsa të gjitha maratonat, ajo e Londrës, Parisit dhe Barcelonës janë shtyrë paraprakisht për në muajin tetor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani