Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Frikë për fëmijët, koronavirusi nuk po kursen askënd

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 15:41 | Bota
Frikë për fëmijët, koronavirusi nuk po kursen askënd

Koronavirusi nuk po kursen askënd. Në Belgjikë humbi jetën një vajzë 12-vjeçare. Rasti shokoi mjekët dhe infermierët që folën për një përkeqësim të papritur, pas 3 ditësh temperaturë.

Ndërlikimet janë të paparashikueshme në çdo moshë. Këtë e dinë mirë në Shtetet e Bashkuara, ku Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo përcolli një mesazh dramatik për popullsinë. “Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë moment për ëe qëndruar të bashkuar është ky”.

Pas vdekjes se një 19-vjeçari në qytetin më të prekur në SHBA, Cuomo paralajmëroi se virusi nuk bën diskriminime, sulmon të gjithë. Në Ilinoi, Covid-19 i mori jetën një të mituri që ende nuk kishte mbushur 1-vjeç.

Edhe në Britaninë e Madhe shtohet frika. Pas vdekjes së një 19-vjeçari, Mbretëria e Bashkuar vajtoi humbjen e një të riu vetëm 18 vjeç, e më pas një 13-vjeçari. Adoleshentëve u shtohen edhe një 26- vjeçare që ndërroi jetë të dielën dhe një baba 28-vjeçar që deri pak ditë më parë dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

Po në të njëjtën kohë në Portugali, vdiq Vitor Godinho, 14-vjeçar. Të njëjtin fat pati 16-vjeçarja Julie në Francë. Kolla, fillimisht jo shqetësuese, u shndërrua në një pneumoni që nuk i la rrugë shpëtimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani