Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi në Shqipëri, Shehu: Ka ardhur momenti të ndryshojmë strategji

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 13:56 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Shehu: Ka ardhur momenti të

Tritan Shehu, ish-deputet i PD dhe mjek, foli në Ditarin e orës 13:00 në A2 për situatën nga koronavirusi në vend, ku u shpreh se masat e distancimit fizik nuk janë të mjaftueshme pa testimet e nevojshme.

“Një nga shkaqet e mosidentifikimit të rasteve është numri i vogël i testimeve. Së fundmi, ne e kemi lënë gjurmimin e rasteve, në fillim, kjo gjë u bë. Ky është një gabim shumë i madh që është bërë. Për të mos folur për mungesën e përgatitjes. Kjo është një strategji pasive. Ka ardhur momenti që të kalojmë në një strategji aktive. Kjo do të thotë që të bëhen më shumë testime, të cilat nuk duhet të kryhen vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Ne kemi në të gjithë territorin e vendit kapacitete”, tha Shehu.

Për Shehun, në Shqipëri numri i personave të prekur është më i madh sesa ai zyrtar, ndërsa thekson se duhet të diskutohet edhe mbi vdekshmërinë, e cila sipas tij është më e lartë se vendet e tjetra të rajonit.

“Për momentin, ecuria është e butë edhe pse kemi 15 të vdekur. Kjo gjendje mund të përballohet jo me vështirësi, por duhet të jemi të përgatitur nëse situata do të agravojë, sigurisht duke u lutur që të mos ndodhi.

Vdekshmëria është e lartë krahasuar me vendet e rajonit. Duhet diskutuar pse kjo shifër është e lartë, diku te 6%. Unë mendoj se në terren situata është ndryshe sa i takon rasteve të personave të infektuar. Megjithatë, ky është një problem edhe i vendeve të tjera. Përhapja në Shqipëria ka nisur para se të evidentohej rasti i parë”, tha Tritan Shehu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë