Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Në shtëpi nga karantina, hajdutët lidhin në karrige dhe vjedhin ish-yllin anglez

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 17:13 | Futboll

Karantina që detyron gjithë botën në shtëpi ka ndryshuar stilin e jetesës të gjithëve, por jo të hajdutëve.

Këtë e di mirë një nga mbrojtësit më të mirë të dy dekadave të fundit, anglezi Ashley Cole. Ish-mbrojtësi i krahut të majtë i Arsenal, Chelsea, Roma dhe L.A. Galaxi ndodhej në shtëpinë e tij afër Londrës, kur disa persona të veshura me kapuça dhe veshje ushtarake kanë hyrë në godinë duke mos qenë aspak të shqetësuar nga prania e zotit të shtëpisë.

Ish-lojtari i Kombëtares, që tashmë menaxhon të rinjtë e Chelsea, ndër to edhe shqiptarin Armando Broja, u rrethua dhe u lidh në karrige, ndërkohë që banda merrte me vetë sende me vlerë të madhe.

Përtej karrierës sportive për t’u pasur zili, Ashley Cole ka qenë protagonist i lajmeve gossip britanike për martesën e tij deri në 2010 me këngëtaren Cheryl Tweedy, e cilësuar edhe si një nga gratë më joshëse të showbizit anglez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani