Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Situata nga koronavirusi, Bashkia e Shkodrës ndihma për nevojtarët

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 16:52 | Aktualitet
Situata nga koronavirusi, Bashkia e Shkodrës ndihma për

Bashkia e Shkodrës vazhdon prej ditësh operacionin e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, por edhe materialeve higjienike për familjet më në nevojë në territorin e saj.

Ditën e sotme, Bashkia Shkodër ka ndihmuar 30 familje në qytet, duke u shpërndarë pako ushqimore bazë. Operacioni i shpërndarjes së ndihmave vazhdon pandërprerë, sipas radhës së emergjencës që kanë familjet më në nevojë.

Po ashtu, Bashkia e Shkodrës po punon për sigurimin në vijimësi të ndihmës, duke patur parasysh se nuk ka akoma asnjë informacion mbi kohëzgjatjen e situatës aktuale në vend.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani