Tenis, koronavirusi anulon turneun Wimbledon

wimbledon anulohet 1100x620

Turneu tenistik Wimbledon, i programuar më 29 qershor deri më 12 korrik, është anuluar.

Drejtuesit e turneut, pas një mbledhjeje paraditen e sotme, vendosën që për këtë vit ky Grand Slam të mos zhvillohet aspak, pasi, sipas tyre, “nuk mund të luhet me dyer të mbyllura, ndërsa një shtyrje ka rreziqe të shumta dhe vështirësi në organizim”.

Kjo është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Wimbledon nuk zhvillohet.