Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

8 ditë pas “rrëzimit” të Kurtit, Thaçi i kërkon Vetëvendosjes të propozojë kandidatin për kryeministër

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 18:21 | Kosova
8 ditë pas “rrëzimit” të Kurtit, Thaçi i

Pas 8 ditësh nga rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një letër partisë Vetëvendosje që të propozojë një emër për formimin e qeverisë së re, duke qenë se është ajo fituesja e zgjedhjeve.

“Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Hashim Thaçit.

Letra e kreut të shtetit vjen disa ditë pas konsultimeve që ai zhvilloi me krerët e partive politike në lidhje me situatën e krijuar pas rrëzimit të qeverisë Kurti, e cila qëndroi në pushtet vetëm 50 ditë.

Në letër thuhet se Thaçi është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 6 tetor 2019, ku Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti më i votuar.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje ndaj kësaj letre, por më herët lideri i saj, Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhjet janë rruga e vetme pas rrëzimit të qeverisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë