Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“BE tani është me ju”, Ursula von der Leyen i kërkon ndjesë Italisë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 13:56 | Bota
“BE tani është me ju”, Ursula von der Leyen i kërkon

Bashkimi Evropian i kërkon falje Italisë, për mungesën e mbështetjes në përballimin e pandemisë koronavirus.

“Evropa po mobilizohet përkrah Italisë, por duhet të pranohet se në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një përgjigje të përbashkët, shumë vende kanë menduar vetëm për problemet e tyre në shtëpi”. Kështu shkruan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një letër të hapur ndaj italianëve ku reflekton lidhur me ndërhyrjet e fundit.

“Ajo e kaluar - vëren ajo - ishte një sjellje e dëmshme që mund të ishte shmangur, por tani Evropa ka ndryshuar ritmin e saj”.

Në letrën e publikuar nga “La Repubblica”, Von Der Leyen nënvizon se Italia është goditur nga koronavirusi më shumë se çdo vend tjetër i bllokut.

 “Jemi dëshmitarë të të paimagjinueshmes. Mijëra njerëz janë grabitur nga dashuria e të shtrenjtëve të tyre. Mjekët në lot në repartet e spitalit, me fytyrat e mbytura në duar. Një vend i tërë - dhe pothuajse një kontinent i tërë - i mbyllur në karantinë”, ishin fjalët e shkruara nga presidentja e KE.

https://a2news.com/2020/03/31/be-thirrje-vendeve-anetare-masat-e-emergjences-ndaj-koronavirusit-mos-kufizojne-demokracine/

Për shefen e Komisionit të BE-së, Italia është shndërruar në burimin më të madh frymëzimi për të gjithë. “Mijëra italianë, personel mjekësor dhe vullnetarë, i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të ndihmuar rajonet më të goditura”, vëren Von Der Leyen ndërsa vlerëson kontributin e industrisë së modës që ndërpreu punën e zakonshme për të prodhuar maska mbrojtëse dhe dezinfektantë për duart.

“Koncertet në ballkone”, kanë frymëzuar lideren e BE-së, që shkruan se mbushën rrugët e boshatisura duke ngrohur zemrat e miliona personave. Von Der Leyen siguron se BE ka ndryshuar dhe se do të bëjë gjithçka që mundet për të garantuar sa më shpejt një përgjigje të koordinuar ndaj këtij problemi të përbashkët.

https://a2news.com/2020/03/20/be-aplikon-klauzolen-qe-caktivizon-paktin-e-stabilitetit/

Gjithashtu ajo bën me dije se ka propozuar që të përdoret çdo cent e buxhetit të përvitshme të Unionit Evropian për të ndihmuar vendet anëtare në përballimin e kësaj krize.

A2 CNN Livestream

Dita jonë