Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Forcimi artificial i euros, nis rënia në treg

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 16:08 | Ekonomi
Forcimi artificial i euros, nis rënia në treg

Tregu valutor po pëson luhatje të forta. Euro u forcua ndjeshëm javën e kaluar, duke arritur deri në 131 lekë, teksa ka zbritur sot në 127 lekë.

Ekspertët e kanë konsideruar artificiale rritjen me 10 lekë të euros brenda një jave. Sipas tyre, kjo luhatje u shkaktua nga kombinimi i tre faktorëve: së pari është pasiguria e krijuar nga situata me koronavirusin; së dyti në tregun e brendshëm u konstatua një mungesë e euros cash, për shkak të ndalimit të fluturimeve me Shqipërinë.

Elementi i tretë që ka ndikuar tregun është edhe mosaktivizimi në këtë periudhë i euros që rrjedh nga aktivitetet informale. Kjo për shkak të bllokimit thuajse tërësisht të ekonomisë shqiptare nga emergjenca shëndetësore e COVID- 19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë