Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gjenden 21 emigrantë me COVID-19, izolohet kampi i refugjatëve në Greqi

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 16:06 | Ballkani
Gjenden 21 emigrantë me COVID-19, izolohet kampi i refugjatëve në

Kampi i refugjatëve në Ritsona, në afërsi të Athinës, do të izolohet totalisht për të paktën 2 javë, pasi 21 emigrantë janë testuar si pozitivë nga koronavirusi.

Shifra alarmuese këto, nga momenti që vetëm 60 testime janë bërë deri më tani. Gjithsesi, autoritet mendojnë se e kanë evidentuar personin e parë të infektuar, një grua shtatzënë me origjinë afrikane, e cila lindi fëmijën në një spital të kryeqytetit grek.

https://a2news.com/2019/12/05/mes-baltes-dhe-plehrave-jeta-ne-nje-kamp-refugjatesh-ne-greqi/

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se situata po monitorohet me seriozitet dhe se emigrantëve nuk do t’i mungojnë kushtet dinjitoze dhe ndihma mjekësore.

Kampet e refugjatëve në Greqi janë kritikuar shpeshherë nga organizata të ndryshme si struktura me probleme të theksuara tejmbushje dhe kushtesh higjienike të vështira.

Greqia deri më tani deklaron 1400 të infektuar dhe 51 të vdekur nga pandemia e koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani