Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi i merr jetën dy muzikantëve të njohur

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 15:09 | Showbiz

Të prekurit nga koronavirusi kanë arritur tashmë 1 milion personat, dhe 50 mijë të vdekurit. Edhe bota e muzikës nuk ka ngelur e paprekur nga pandemia.

Dy emra të njohur të muzikës amerikane kanë ndërruar jetë ditën e djeshme nga COVID-19. Njëri është një nga mirët e xhazit modern, pianisti Ellis Marsalis, babai i dy prej muzikantëve më të njohur në këtë rryme, saksofonisti Brandford dhe trumpetisti Wynton. Marsalis kishte mbushur 85 vjeç, dhe në karrierën e filluar në vitet ’50 kishte bashkëpunuar me më të mëdhenjtë xhazit.  

I lindur në New Orleans, Marsalis kishte hyrë në vitin 2008 në “Hall of Fame” të Luizianës. Nga disqet e tij më të njohura, “Father and sons” i 1982 dhe “Duke in Blue” në 1999, homazh për Duke Ellington.  

Ndërkohë, një tjetër lajm i hidhur erdhi nga vdekja po për shkak të COVID-19 të këngëtarit dhe kompozitorit 52-vjeçar Adam Schlesinger.

Sclesinger, pas karrierës në grupin Fountains of Wayne me të cilin kishte fituar edhe një çmim Emmy dhe Grammy me këngën "Stacy's Mom", ishte kushtuar karrierës si kompozitor, ku ishte nominuar 10 herë për Emmy si dhe për çmimin Oskar për kolonën zanore të filmit Tom Hanks “That thing you do”.

Më 25 mars kishte ndërruar jetë nga COVID-19 edhe një nga anëtarët më të rëndësishëm të “afrojazz”, francezi me origjinën nga Kameruni Manu Dibango.

A2 CNN Livestream

Dita jonë