Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi, qeveria serbe tërheq dekretin që i jepte të drejtën e informacionit

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 16:37 | Bota
Koronavirusi, qeveria serbe tërheq dekretin që i jepte të

Qeveria serbe do të tërheqë dekretin e nxjerrë së fundmi, i cili i jepte asaj të gjithë të drejtën e informacionit mbi situatën e krijuar në vend nga koronavirusi, pas protestave dhe arrestimit të një gazetareje që raportonte nga një spital në vend për mungesën e stafit profesionist dhe pajisjeve mbrojtëse.

Kryeministrja Brnabiç premtoi se ky dekret u tërhoq për të mos hedhur asnjë hije në punën e qeverisë në përballimin e pandemisë.

Masa ekstreme, që parashikonte që çdo informacion mbi koronavirusin të kalonte përmes Brnabiç apo stafit të autorizuar prej saj, u kritikua ashpër nga OSBE dhe shoqatat serbe të mediave.

Ditën e mërkurë policia ndaloi gazetaren Ana Laliç, e cila në portalin ku punonte raportoi se stafi i spitalit në Novi Sad nuk ishte i trajnuar dhe nuk kishte pajisjet e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar nga Covid-19.

Gazetarja u la e lirë pasi u mor në pyetje dhe spitali në fjalë depozitoi një akuzë ndaj saj për informacion të rreme dhe shkaktimin e panikut në publik.

Në fillim të përhapjes së pandemisë në Serbi shumë spitale raportuan mungesë të pajisjeve dhe qeveria që në atë kohë bleu sasi të nevojshme nga Kina dhe vendet e BE-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani