Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Letra e Thaçit për mandatarin, Kurti: Presidenti ka interes politik

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 20:09 | Kosova
Letra e Thaçit për mandatarin, Kurti: Presidenti ka interes politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi pas letrës që presidenti Thaçi i dërgoi “Vetëvendosje” për të dërguar emrin e ri për krijimin e qeverisë së re.

Kurti deklaron se presidenti është duke anashkaluar Kushtetutën dhe po sillet sikur qeveria varet nga Kuvendi, por ky i fundit nuk varet nga populli.

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, shkruan Kurti.

Kryeministri në detyrë me tej shton se presidenti nuk po shkon përtej kompetencave që i takojnë dhe ka interesa politike dhe personale.

“Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për kryeministër. Pra, presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020! Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”, shton Albin Kurti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë