Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbi 5 mijë viktima në SHBA, Nju Jorku mbetet shteti më i prekur

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 13:47 | Bota
Mbi 5 mijë viktima në SHBA, Nju Jorku mbetet shteti më i prekur

Numri i viktimave të koronavirusit të ri në SHBA i tejkalon 5 mijë, sipas të dhënave te përditësuara të Universitetit “John Hopkins”. Një shifër rekord prej 884 viktimash u shënua në 24 orët e fundit. Mes tyre ishte edhe një foshnje 6-javëshe nga Konektikati, e cila besohet të jetë viktima më e re e virusit deri më tani.

Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu numrin më të lartë të personave të infektuar në botë, me mbi 216 mijë të tillë. Rastet u shtuan me 25 mijë në vetëm një ditë. Shteti më i prekur mbetet Nju Jorku, ku mbi 1300 persona kanë humbur jetën. Pamje rrëqethëse që vijnë nga qyteti tregojnë trupat teksa ngarkohen në kamionë frigoriferë jashtë spitaleve.

Vatra të reja po krijohen edhe në vende si Nju Orlins dhe Detroit. 75% e popullsisë amerikane janë nën urdhrin e qëndrimit në shtëpi, me Floridan, Xheorxhian dhe Mmisisipin që ju bashkuan të fundit listës. Zyrtarë amerikanë kanë thënë se deri në 240 mijë vetë mund të vdesin nga Covid-19 edhe nëse masat izoluese do të zbatohen.

Presidenti Donald Trump tha më herët se 2 javët në vazhdim pritet të jenë tejet të vështira, dhe se pritet humbja e mijëra jetëve njerëzore. Konstatimet dhe shifrat therëse vijnë mes raportimeve të “Washington Post” se rezervat e pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore të qeverisë federale ishin pranë fundit. Duke cituar zyrtarë të departamentit për sigurinë e brendshme, gazeta tha se kjo situatë ka bërë që qeveria federale dhe shtetet të hyjnë në garë për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse. Administrata Trump pretendon se mund t’i sigurojë pajisjet dhe se ka në dispozicion 16 miliardë dollarë për ta bërë këtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani