Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ministria e Jashtme: Plani i riatdhesimit u mbyll, në dispozicion numrat e emergjencës

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 11:16 | Aktualitet
Ministria e Jashtme: Plani i riatdhesimit u mbyll, në dispozicion numrat e

Ministria e Jashtme shqiptare me anë të një deklarate ka njoftuar nënshtetasit shqiptarë që rastet emergjente të riatdhesimit janë kryer dhe se plani i riatdhesimit është mbyllur.

Fluturimi i fundit, sipas Ministrisë, ka qenë ai i kryer dje nga kryeqyteti italian,  Roma.

Totali i të kthyerve me këtë operacion është 1105 shtetas, ndërkohë së bashku me numrin e shtetasve të tjerë të asistuar përpara nisjes së operacionit të riatdhesimit numri i të kthyerve është 1791 shtetas.

https://www.facebook.com/AlbanianMEFA/posts/2935914346523385

Ndërkohë, Ministria informon se qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen ende jashtë Shqipërisë, duke nisur nga sot, datë 2 prill 2020, duhet të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, vetëm në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 09:00-17:00.

 00355694045503
 00355694045502
 00355694045500
00355694045498
 00355694045495
 00355694045505
 00355694045501
 00355694045499
 00355694045497
 00355694045496

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.

00355694045493
 00355694045487
 00355694045492
 00355694045494
 00355694045489
 00355694045486
 00355694045490
 00355694045491
 00355694045485
 00355694045488

A2 CNN Livestream

Dita jonë