Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një milion maska nga Kina në avionin e Patriots

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 23:03 | Sporte të tjera
Një milion maska nga Kina në avionin e Patriots

Mbi një milion maska N95, në betejën e Amerikës kundër koronavirus, të mbërritura nga Kina. Ndihma bëhet edhe më e veçantë, pasi maskat arritën në destinacionin e tyre në Massachusetts, në bordin e avionit privat të skuadrës legjendare të futbollit amerikan, New England Patriots.

Maskat u dhuruan nga pronari i skuadrës, Robert Kraft. Ato do t'i dorëzohen spitaleve të shtetit në verilindje të SHBA-së. Sipas asaj që pohoi Kraft, “u nevojitën disa javë për të marrë leje që të realizohej transporti i maskave mbrojtëse për mjekët”.

Kina e miratoi me vështirësi fluturimin, ndërsa avioni qëndroi në pistë vetëm për tre orë dhe ekuipazhit nuk iu lejua të zbriste.

Kraft pagoi dy milionë dollarë për një milionë e shtatëqindmijë maska. Megjithatë, pesëqindmijë maska do të mbërrijnë më pas në Shtetet e Bashkuara, pasi mjeti fluturues nuk kishte hapësirë për t'i transportuar të gjitha.

https://twitter.com/i/status/1245675093780508672

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani