Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Qyteti kinez ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 17:02 | Bota
Qyteti kinez ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Shenzhen është qyteti i parë kinezë që do të ndalojë shitjen dhe konsumimin e mishit të qenit dhe maces, një masë kjo që do të hyjë në fuqi nga 1 maji.

E gjithë lëvizja e qytetit kinez erdhi pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, e cila u lidh me konsumimin e mishit të kafshëve të egra, gjë që detyroi autoritetet kineze të ndalonin tregtinë dhe konsumimin e tyre.

Sipas Humane Society International mbi 30 milionë qen vriten në Azi për konsumimin e mishit të tyre. Megjithatë, praktika e ngrënies së mishit të qenit në Kinë nuk është shumë e zakonshme. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kanë bërë ndonjëherë këtë gjë dhe as kanë ndërmend ta provojnë.

“Macet dhe qentë janë kafshë shtëpiake dhe kanë vendosur një marrëdhënie më të ngushtë me njerëzit se kafshët e tjera dhe ndalimi i konsumimit të mishit të tyre është një praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara si dhe në Hong Kong dhe Tajvan”, shkruhet në vendimin e autoriteteve të Shenzhen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani