Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sezoni i futbollit në Evropë, UEFA në video-konferencë me 55 federatat

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 16:20 | Futboll
Sezoni i futbollit në Evropë, UEFA në video-konferencë me 55

Champions league dhe Europa League në fushë në fund të gushtit. Këto janë sugjerimet nga video-konferenca e përbashkët e 55 federatave kombëtare me UEFA-n. Në takimin paraprak pothuajse të gjitha federatat këmbëngulën se ishte e pamundur të ktheheshin në fushë për të vazhduar turnet në fund të majit ose fillim të qershorit.

Nga ana e saj UEFA ishte e gatshëm të spostonte takimet e mbetura të Champions dhe Europa League në korrik dhe gusht gjithsesi ky plan, siç po rezulton nuk është aprovuar nga komiteti ekzekutiv. E gjitha kjo vjen si rezultat i mos gjetjes së një zgjidhje për përfundimin e kampionateve kombëtare sidomos të Italisë dhe Spanjës që do të kenë shumë të vështirë t’i mbyllin mes 31 korrikut dhe 31 gushtit.

Për kampionatet që duhej të mbylleshin në qershor dhe të shtyrë në vjeshtë, UEFA ka menduar të ashtuquajturat takime të trefishta. Pra, tri data radhazi të shpejta për të luajtur ndeshjet.

UEFA, ndërkohë, ka shtyrë për herë të dytë playoff-in e Euro 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndeshjet ishin parashikuar për në 26 dhe 31 mars u shtynë për në 4 dhe 9 qershor. Prioriteti kryesor i drejtuesve të futbollit evropian mbetet gjithsesi përfundimi i kompeticioneve për klube, nëse takimet do të rinisin në qershor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë