Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shërohet nga COVID-19 çifti i të moshuarve nga Korça, 79 dhe 78 vjeç

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 15:06 | Aktualitet
Shërohet nga COVID-19 çifti i të moshuarve nga Korça, 79

Litian Broka, drejtori i spitalit të Korçës, ka bërë të ditur se çifti i pensionistëve Yzedini, 79 vjeç dhe Sanija, 78 vjet, kanë lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar plotësisht nga Covid 19.

“Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh, pasi vuante nga sëmundje respiratorë, por ja doli falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korçës dhe inpenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv, shkruan Broka.

Më tej, ai falënderon edhe stafin mjekësor. “Faleminderit Dr. Pëllumb Pipero për telefonatat pozitive. Në këto dy ditë dhe punën e pa lodhur ne front kundër koronavirusit. Do të them diçka, në zhargonin korçar: "të lutem këtë dorë mbaj".

A2 CNN Livestream

Dita jonë