Shtohen të infektuarit nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, qyteti më i prekur Struga

virusi maqedoni 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 30 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 384 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vendin fqinj.

Ministri Filipçe deklaroi se në zonën e Dibrës prej 3 ditësh nuk ka më raste të reja, gjë që sipas tij tregon se masat e qeverisë kane qenë të efektshme. Numri më të i madh i të infektuarve është në Shkup, ku janë të regjistruar 192 raste.

Filipçe shtoi se kanë përfunduar punimet për ngritjen e spitalit të lëvizshëm në oborrin e Qendrës Klinike Universitare në Shkup, me një kapacitet 130 shtretër.

“Vlerësoj ky është vendi më i mirë për ngritjen e një spitali, meqë është shumë pranë Klinikës Infektive. Por, sinqerisht besoj se nuk do të ketë nevojë që ta shfrytëzojmë”, deklaroi Filipçe.