Twitter fshin mbi 8000 llogari që promovonin presidentin serb Vuçiç

vucic 1100x620

Rrjeti social Twitter njofton se në fund të vitit të kaluar ka mbyllur dhjetëra llogari që ishin përfshirë në promovimin e Partisë Progresive në pushtet në Serbi dhe liderit të saj, Aleksander Vuçiç.

Në postimin e Twitter shkruhet se këto llogari ishin përfshirë në një veprimtari të koordinuar për të promovuar PSP dhe për këtë arsye ato u mbyllën.

Të gjitha llogaritë e mbyllura që favorizonin Vuçiç dhe partinë e tij operonin nga Egjipti, Hondurasi, Indonezia, Arabia Saudite dhe Serbia.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuar joautentike, e cila çoi në heqjen e 8,558 llogarive punonin për të promovuar partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”.