Anulimi nga koronavirusi, Wimbledon përfiton 100 milionë euro nga siguracioni

wimbledon 1100x620

Lajmi i anulimit të Wimbledon tronditi një kampion si Roger Federer, por organizatorët e turneut prestigjoz mund të ngushëllohen me faktin se do të përfitojnë 100 milionë euro.

Në fakt, Grand Slam-i londinez është i vetmi që ka një klauzolë specifike kundër anulimit të eventit në kontratën me kompanitë e siguracionit. Ajo u vendos në vitin 2003, në periudhën kur bota u godit nga epidemia e SARS-it.

Klauzola e veçantë i kushton turnet 1,6 milionë euro në vit, por shifra që tani kthehet mbrapsht është mëse e kënaqshme. Në rastin e COVID-19, në arkat e Wimbledon do të shkojnë 100 milionë euro, duke llogaritur humbjet nga shitja e biletave, sponsorëve dhe të drejtat televizive, ndërsa përfitimet e një edicioni të cilat janë afro 260 milionë euro.