Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Avioni privat i Leo Messit kryen ulje emergjence në Belgjikë

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 15:41 | Futboll

Një episod krejt i pakëndshëm i ka ndodhur sot yllit të Barcelonës dhe kombëtares argjentinase, Leo Messi.

Sipas asaj që raportojnë disa media britanike, avioni i tij privat ka kryer një ulje emergjence në Bruksel, teksa ishte rrugës për në Tenerife.

Messi zbret nga avioni i tij Gulfstream

Nuk dihet nëse lojtari i njohur ndodhej brenda mjetit fluturues, por avioni po vinte nga Brazili dhe ishte i  drejtuar në ishullin spanjoll kur pati probleme dhe u detyrua të ulej në aeroportin Zaventem. Avioni tentoi pas një ore të fluturonte sërish, por problemi nuk u zgjidh dhe u kthye sërish në Belgjikë.

Mjeti i tipit Gulfstrem me 16 vende pak më parë kishte udhëtuar për 6 orë nga San Carlos në Argjentinë deri në Recifen braziliane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani