Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Teknologjia dhe pandemia... dronë për izolimin, printer 3D për maskat mbrojtëse

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 17:43 | Teknologji
Teknologjia dhe pandemia... dronë për izolimin, printer 3D për

Teknologjia e avancuar ka favorizuar shumë vende të botës në një përballim më efikas të pandemisë Covid-19. Një kompani private dronësh po shpreson që të japë kontributin e saj duke ndihmuar zyrtarët për të frenuar përhapjen e virusit tëri në Australi.

Grupi “Ripper” tha se po teston disa opsione në Queensland, duke marrë shkas nga shembulli i Kinës që përdori dronë në luftën kundër këtij armiku të padukshëm. Duke demonstruar fuqinë e tyre, specialistët e fluturakëve të vegjël, testuan altoparlantë që mund të përdoren në kontrollimin e turmave. Gjithashtu dronët lëshuan dhe ujë, duke simuluar spërkatjen e zonave të ndryshme me dezinfektantë.

Përveç ndihmës në vrojtimin e shkelësve të izolimit, teknologjia po ndihmon dhe personelin shëndetësor. Oscar Valera parapëlqen të përdorë printerët 3D për të krijuar asortimente të ndryshme, por hobi i tij tani ndërthuret me luftën kundër pandemisë.

Në vetëm 4 ditë, mësuesi i një shkolle të mesme në Nju Xhersi ka printuar dhe shpërndarë 200 maska mbrojtëse për mjekët profesionistë në Shtetet e Bashkuara. Ai nuk dëshiron që të heqë dorë nga ajo që po bën. Kërkesa për maska mbrojtëse është rritur ndjeshëm në të gjithë botën, ndërsa për personelin shëndetësor janë të domosdoshme pasi i mbron nga infektimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë