Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

11 vjet në NATO, Meta: Një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e kombit

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 20:29 | Politikë
11 vjet në NATO, Meta: Një nga ngjarjet më të mëdha

Presidenti i Republikës, llir Meta përmes një videoje ka përkujtuar 11 vjetorin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.

Kreu i Shtetit e konsideron këtë moment si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe kombit shqiptar dhe falenderoi për këtë gjë të gjithë ata që udhëhoqën këtë projekt të madh.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.

Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George W. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.

Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s.”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani