Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

148 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orë në Serbi

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 22:05 | Ballkani
148 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orë në Serbi

Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Serbi duke e çuar në 44 numrin total të viktimave në këtë vend.

Sipas drejtorit të Qendrës Klinike Infektive, Goran Stevanoviç raportohen dhe 148 raste të reja pozitive me Covid-19 me një numër total prej 1624 personash.

Stevanoviç tha se 1,046 pacientë janë të shtruar në spital dhe 89 prej tyre mbahen me respiratorë.

"Ne kemi shëruar pacientë, por numri është ende i vogël sepse procesi i shërimit zgjat më shumë. Për ata me një situatë klinike më të lehtë, trajtimi zgjat midis shtatë ditëve dhe dy javë, dhe ata që kanë gjendje më të vështirë, trajtimi zgjat më shumë se tetë javë", tha Stevanoviç.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani