Bilanc negativ në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima dhe 53 raste të reja me Covid-19

maqedoni ministri 1100x620

Maqedonia e Veriut ka shënuar në 24 orët e fundit bilancin më të keq nga koronavirusi që nga dita e para e shpërthimit të kësaj epidemie në vendin fqinj.

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë kanë rezultuar pozitiv si pasojë e virusit Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, duke bërë që numri i viktimave në total të arrijë në 17 ndërsa ai i të prekurve 483.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 2 viktima u shënuan në Kumanovë, dhe nga një në Shkup, Strugë dhe Veles. Dy prej tyre kishin vdekur para dy ditëve, por rezultatet e kryera gjatë ditës së shtunë treguan se ishin të infektuar me COVID-19.