Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Burrel, 21 të burgosur lënë qelitë e sigurisë së lartë, i pret vetëkarantinimi në shtëpi

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 10:48 | Aktualitet
Burrel, 21 të burgosur lënë qelitë e sigurisë së

Në kuadër të masave të marra ndaj përhapjes së Covid-19 dhe zbatimit të aktit normativ për amnistinë e të burgosurve, ka nisur këtë të shtunë nxjerrja e tyre nga qelitë.

21 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit janë dërguar në banesë këtë të shtunë.

Të burgosurit që përfitojnë nga kjo amnisti do të qëndrojnë 3 muaj në banesë si vetëkarantinim. Ata do të monitorohen nga strukturat policore në mënyrë të vazhdueshme nëse e thyejnë karantinën apo jo.

Të burgosurit u pritën nga një familjar i cili do të jetë edhe kontakti kryesor apo përgjegjësi për të afërmin e tij gjatë tre muajve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani