Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kalendari i mundshëm, Serie A në fushë më 20 maj, ndeshje çdo 3 ditë

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 17:26 | Futboll
Kalendari i mundshëm, Serie A në fushë më 20 maj, ndeshje

Ndërsa pandemia vjen në ulje ditë pas dite në Itali, Seria A e futbollit vijon të shqyrtojë kalendarin e mundshëm për të rikuperuar ndeshjet e mbetura.

Në datat që gjithsesi mbeten hipotetike, Federata Italiane e Futbollit po mendon rinisjen në datën 20 maj, nga java e 25 e kampionatit, në të cilën përfshihet ndeshja Inter-Sampdoria.

Kështu, stërvitjet mendohet të rinisin që ditët e para të muajit maj dhe skuadrave do t’iu lihet një hapësirë 3 javore për t’u përgatitur fizikisht.

Më pas, klubet do të duhet të luajnë çdo 3 ditë në mënyrë që sezoni të përfundojë në datën 2 Korrik dhe t’i lihet vend edhe përfundimit të Champions dhe Europa League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë