Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kishin mbetur në Itali, riatdhesohen 37 detarë shqiptarë

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 08:23 | Aktualitet
Kishin mbetur në Itali, riatdhesohen 37 detarë shqiptarë

Riatdhesohen 37 detarë shqiptarë të cilët prej 4 javësh ishin bllokuar në bordet e mjeteve detare ku punonin, në krahun tjetër të Adriatikut.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Përgjithshme Detare, nëpërmjet një njoftimi ku bën të ditur se: "Pas një pune mjaft të madhe dhe ndihmës të Ministrisë Shëndetësisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u arrit që 37 detarët të imbarkoheshin sonte (mbrëmë) në tragetin GNV AZZURRA  në Bari dhe të nisen në drejtim të Shqipërisë.".

Detarët shqiptarë priten mëngjesin e sotëm të  mbërrijnë në Portin e Durrësit, ku janë marrë të gjitha masat për kontrollin e tyre mjekësorë dhe transportin e tyre.

"Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët shqiptarë që punojnë në anijet me flamur të huaj duke i asistuar dhe këshilluar për problematikat që kanë. Nga kontaktet që kemi pasur, shumica e tyre vazhdojnë punën në anijet që transportojnë mallra duke kontribuar në lëvizjen e mallrave në këto ditë të vështira për gjithë botën", e mbyll njoftimin Drejtoria  e Përgjithshme Detare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu