Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi godet rëndë një azil në Glasgow

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 18:36 | Bota
Koronavirusi godet rëndë një azil në Glasgow

Një shtëpi për të moshuarit në Glasgow është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, ku vetëm gjatë 7 ditëve kanë ndërruar jetën 13 persona.

Stafi i azilit “Court Care Home” në Burlington bën me dije se personat e tjerë në këtë qendër po monitorohen rreptësisht dhe për këtë arsye janë vendosur protokolle shumë strikte.

Të gjithë viktimat që ndërruan jetë vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Deri në këto momente kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe dy punonjës të azilit.

Sipas disa dëshmive në media, rezidentët e azilit nuk ishin testuar për koronavirus dhe ata iu nënshtruan tamponit vetëm kur u dërguan në spital.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani