Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Masat e reja kundër koronavirusit në Lombardi, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 19:32 | Bota
Masat e reja kundër koronavirusit në Lombardi, mbajtja e maskës

Rajoni i Lombardisë, i cili konsiderohet dhe si epiqendra e koronavirusit në Itali, nga dita e nesërme do të aplikojë disa masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, e cila deri tani iu ka marrë jetën mbi 14 mijë personave.

Tashmë në Lombardi mbajtja e maskës në ambientet publike do të jetë e detyrueshme. Nëse nuk kanë maskë, qytetarët do të mund të përdorin dhe ndonjë masë alternative për të mbrojtur gojë dhe hundën.

Në një komunikatë për shtyp rajoni i Lombardisë sqaron se “masat në fuqi që janë vendosur brenda territorit më 21 mars janë ende në fuqi dhe atyre iu shtohet detyrimi, që kushdo që del nga shtëpia duhet të mbrojë veten dhe të tjerët, duke mbuluar hundën dhe gojën me maskë ose edhe me një shall”.

Një masë tjetër është ajo që bizneset përfshirë ato që tregtojnë ushqimore ose jo duhet të sigurojnë dorashka njëpërdorimshe për klientët si dhe higjienizues. Do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura hotelet, studiot, tregjet dhe të gjitha aktivitetet jo të domosdoshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë