Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndërron jetë këngëtari Bill Withers, babai i “Ain’t No Sunshine” dhe “Lovely Day”

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 09:39 | Showbiz

Bota e muzikës ka humbur autorin e disa prej këngëve më domethënëse të viteve ’70. Këngëtari Bill Withers ka ndërruar jetë dje në moshën 81-vjeçare, pas një ataku kardiak.

Ndoshta publikut të ri nuk i thotë shumë ky emër, por padyshim që ata do të kujtohen për këngët e tij të pavdekshme, të marra nga një sërë filmash dhe reklamash, shpesh herë dhe ceremonish martesore.

Bëhet fjalë për këngë si “Ain’t No Sunshine”, “Lovely Day”, “Lean on me” dhe “Just the two of us”, që përbëjnë kolonën zanore të një gjenerate. Këngë të thjeshta, por që hynin në zemrën e atyre që i dëgjonin.

https://www.youtube.com/watch?v=CICIOJqEb5c

I lindur në një minierë qymyri, i fundit i gjashtë fëmijëve, jetim qysh në moshën 3-vjeçare, Withers punoi 7 vite në ushtrinë amerikane si hidraulik. Pas karrierës ushtarake, një dyqan sendesh të vjetra i ndryshoi jetën. Bleu një kitarë të përdorur dhe nuk e la më.

Fitues i tre çmimeve Grammy dhe nëntë nominimeve, Withers nuk pati një karrierë të gjatë, por vërtetë shpërthyese në vitet 70. Ai vetë nuk ishte personazh, nuk i pëlqenin intervistat, dhe shpesh herë sulmonte shtëpitë diskografike.

Por disa prej këngëve të tij janë të paharrueshme. Si “Lean on me”, që  u zgjodh nga Barack Obama si kënga që do ta shoqëronte në fushatën e tij, ose “Ain’t No Sunshine”, një nga këngët midis soul dhe blues më të njohura. Ose “Lovely Day”, një himn i dashurisë për jetën, shumë domethënës në periudhën që po përjetojmë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli