Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Boris Johnson shtrohet në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 22:19 | Bota
Boris Johnson shtrohet në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shtruar në spital, raporton BBC, 10 ditë pasi rezultoi i prekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen Covid-19.

Lajmin e konfirmoi edhe Downing Street, selia e kryeministrit. Një zëdhënese tha për mediat se Johnson "vazhdonte të kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit".

Vendimi për shtrimin në spital u pëshkrua si një masë parandaluese, e marrë pas këshillimit nga mjeku i tij.

Johnson do të vazhdojë të drejtojë kabinetin qeveritar edhe pse deri tani ka pasur kollë dhe temperaturë të lartë, çka ka bërë që të shtrohet për testime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë