Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Conor McGregor “shpërthen” kundër Kinës për koronavirusin

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 14:26 | Sporte të tjera
Conor McGregor “shpërthen” kundër Kinës për

Bota është zhytur në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit që është përhapur në të gjithë planetin.

Respiratorët, maskat dhe çdo pajisje tjetër mbrojtëse janë në lëvizje të vazhdueshme për të mbuluar nevojat e çdo shteti, por mbërritja në Irlandë e një furnizimi me materiale pa standardet e duhura që vinte nga Kina, ka bërë që Conor McGregor, luftëtari i arteve marciale mikse, të “shpërthente” kundër vendit aziatik.

Me anë të një postimi në Twitter, ai akuzoi Kinën për sjellje çnjerëzore: “Është diçka vërtet e tmerrshme. Këta njerëz jo vetëm që po i rrisin çmimet për të gjithë artikujt, por sjellin edhe pajisje që nuk shërbejnë aspak! Kjo është sjellje çnjerëzore”.

Në Irlandë numërohen mbi 4600 persona të prekur nga koronavirusi dhe 137 viktima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë