Edhe Ford kalon në prodhim maskash

ford 1100x620

Shumë kompani të mëdha të prodhimit të makinave kanë nisur prodhimin e ventilatorëve dhe maskave që do të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit.

Një prej tyre është edhe Ford, që ka nisur prodhimin dhe, sipas “Verge”, në kompani po punohet fort për të bërë sa më shpejt këto maska.

Më herët edhe kompani si Tesla dhe General Motors e kanë kthyer prodhimin e tyre të makinave për prodhimin e maskave dhe ventilatorëve.

Edhe Formula 1 i vjen në ndihmë Britanisë së Madhe në këtë periudhë pandemie. Një version i ri i respiratorëve që mund të ndihmojë pacientët e infektuar nga koronavirusi është krijuar në më pak se një javë nga një ekip, ku u përfshinë pjesëtarë të skuderisë Mercedes. Ato po testohen në disa spitale të Londrës.

Ekipi ka shpërndarë 50 makineritë e para, ndërsa pohon se mund të prodhojë deri në 100 në ditë.