Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Javë vendimtare në rajon, shtohen rastet e reja dhe viktimat nga koronavirusi

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 13:14 | Ballkani
Javë vendimtare në rajon, shtohen rastet e reja dhe viktimat nga

140 persona janë infektuar me virusin e ri në Kosove, 5 prej të cilëve gjatë orëve të fundit. Të prekurit janë kryesisht raste kontakti me të shtruarit në klinikën infektive. Në Kosovë, deri më tani, ka humbur jetën vetëm një person, ndërsa janë shëruar 23.

Rriten me ritme tepër të larta shifrat në Maqedoninë e Veriut. Pesë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në 24 orët e fundit duke çuar bilancin në 17 viktima. 53 raste të reja me koronavirusi u konfirmuan, ndërsa në total janë prekur 483 persona.

Në Serbi ka mbi 1600 persona të infektuar dhe 41 jetë të humbura. Autoritetet paralajmëruan se kanë hyrë në javën e pikut të pandemisë. Për të ndihmuar shtetin serb, në Beograd arritën ndihma dhe një personel mjekësor nga Rusia. Greqia raportoi 68 viktima, ndërsa rastet me Covid-19 në shtetin fqinjë janë mbi 1600.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu