Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kurti: Ka politikanë që duan gjakderdhje për t’u rikthyer te ndarja e Kosovës

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 14:49 | Kosova
Kurti: Ka politikanë që duan gjakderdhje për t’u rikthyer

Me anë të një video-mesazhi në Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se në Prishtinë ka politikanë që duan konflikt për të çuar përpara idenë e shkëmbimit territorial me Serbinë.

“Po, ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Ata duan të provojnë tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Kurti ka bërë thirrje që deklaratat e Thaçi të merren me rezerva dhe qetësi. “E dini thënien e urtë të popullit tonë se kur dhelprës po i digjet bishti ajo thoshte se po digjet e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na djegë gjithë vendin tonë. Mirëpo, jo nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani